Blatter:Do hetoj korrupsionin në FIFA

Presidenti i FIFA-s Sepp Blatter, u zotua t`i adresojë pretendimet e fundit për korrupsion në organizatën botërore të futbollit.
Blatter tha se ai nuk mund të japë llogari për sjelljen e individëve në organizatë.
"Nëse është e vërtetë, unë do ta luftoj këtë", ka thënë Blatter.
Anëtarë të parlamentit britanik kanë thënë se ata do të kontektojnë me Blaterin për t`i kërkuar që të hetojë deklaratat e fundit.
Pretendimet dolën pasi një komitet parlamentar dëgjoi provat që ngarkojnë gjashtë anëtarë të komitetit ekzekutiv të FIFA-s se kanë kërkuar para apo favore për të vendosur rreth organizimit të Botërorëve 2018 dhe 2022.