Rama: Fitorja në Tiranë, nuk e luan topi!

Kryetari i Partisë Socialiste, në një prononcim për shtyp pas daljeve paraprake të rezultateve, në të cilin kryeson ndaj rivalit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, deklaroi me vendosmëri se fitorja më e madhe është në Tiranë, dhe me nota humori, theksoi se “nuk e luan topi”.
“Më vjen mirë që kemi marrë besimin e qytetarëve deri në jug. Nuk diskutonin fitoren tonë në Darë por me shumë kenaqësi kemi prekur fitoren në Vllahinen e Vlorës deri në Ksamil. Jemi në rrugën e zgjatjes së gjerdanit të fitores, ne Berat, Fier, Lushnje, kemi fituar komunën e Levanit, Dushkut, Golemi i Durrësit dhe i Lushnjes”.
Ndër të tjera, kreu opozitar foli dhe per fitoren e kandidatit të PS-së për Bashkinë Vlorë, Shpëtim Gjika.