E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bendtner: Jam i pakënaqur

Nicklas Bendtner ka deklaruar se ai është i mërzitur te Arsenali dhe dëshiron të bisedojë me trajnerin Arsene Wenger për shkak të mosdhënies së shansit me ekipin e parë dhe shfrytëzimit në pozitën e anësorit.

“Më duhet të bisedoj me të pasi nuk jam i kënaqur me lojën në krahun e djathtë, të cilën e kam bërë pak a shumë gjithë sezonin. Jam i përqendruar për të siguruar vendin që dërgon në Ligën e Kampionëve dhe pastaj do të bëjmë vlerësimin në fund të sezonit”.

“Sigurisht nuk është situata më e mirë për mua, por nuk është diçka që mund ta zgjidh vetë dhe ndonjëherë duhet të adaptohesh në atë që thotë menaxheri”, ka thënë Bendtner.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›