Bledi Strakosha, i habitur me prindërit që nuk pranojnë fëmijët gay
Share


Bledi Strakosha-Joni Peci
Prezantuesi shqiptar, Bledi Strakosha, përmes profilit të tij në Facebook, u ka dalë në mbrojtje të drejtave të homoseksualëve.
Derisa kishte parë në një emision për të rinjtë homoseksualë në Shqipëri, Strakosha ka reaguar duke shprehur habinë e tij për ata prindër që ndonëse jetojnë në vitin 2012, thonë se nuk mund ta pranonin kurrë fëmijën e tyre homoseksual.
Kjo nuk është hera e parë që ai i ka dalë në mbrojtje komunitetit homoseksual, ndërsa faqet e thashethemeve në Shqipëri spekulojnë se ai është në lidhje me stilistin Joni Peci.