E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi: Veseli synon kryeministrinë

Akuzat e Lëvizjes Vetëvendosje kanë vazhduar edhe gjatë ditës së shtunë, ku në thumb kësaj radhe pos deputetit Bekim Haxhiu ka qenë edhe ish shefi i SHIK-ut Kadri Veseli.

Në një konferencë për media të mbajtur nga Vetëvendosje, kësaj radhe për ta përkrahur protestën e shoqërisë civile në Prizren që mbahet nesër, është përdorur edhe për ta sulmuar SHIK-un. E njeriu i Vetëvendosjes që e ka specialitet këtë është deputeti Florin Krasniqi.

Duke i komentuar deklaratat e fundit të njërit prej ish anëtarëve të SHIK-ut, Bekim Haxhiu - Kamishi, Krasniqi i Vetëvendosjes ka akuzuar Kadri Veselin se po synon të vjen në pushtet në pozitën e kryeministrit të Kosovës. "Është në natyrën e shërbimeve sekrete gjithandej në botë që udhëheqësit e tyre ti dërgojnë në krye të shtetit. Kadri Veseli po synon të bëhet Kryeministër përmes SHIK-ut" ka thënë Krasniqi, transmeton Indeksonline.

Ndryshe, Krasniqi në një intervistë për Epoka e re i ka mohuar kategorikisht akuzat e deputetit të PDK-së Bekim Haxhiu i cili i ka bërë në adresë të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, të cilin e ka akuzuar se është duke bashkëpunuar me zyrtarë të Beogradit.

“Të gjitha këto akuza që i ka bërë “Kamishi”, në adresë të Albin Kurtit janë plotësisht të pavërteta. ‘Kamishi” që nga dalja e tij ne skenë kurrë nuk ka folur diçka që është e vërtet”, ka thënë Krasniqi për “Epoka e Re”.

“Kamishi kurrë ka gënjyer ndaj Kurtit ka qenë i shtyrë nga SHIK-u”, ka thënë mes tjerash Krasniqi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›