Sheshi,Rama:Qeveria të bëjë shpronësimet

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ka bërë edhe një herë apel qeverisë shqiptare për shpronësim në mënyrë që të mundësohet fillimi i punimeve për Unazen e Vogël dhe sheshin "Skënderbej" . Rama gjatë inspektimit të punimeve për rikonstruksionin e rrugëve "Abdi Toptani" , "Bardhok Biba", "Urani Pano" dhe rruga pas Pallatit të Kulturës është shprehur se këto rikonstruksione po kryhen me qëllim përballimin e fluksit të trafikut .
Sipas Bashkisë së Tiranës , rehabilitimi i sheshit "Skënderbej" është një nga projektet më të rëndësishme të këtij institucioni. Modeli i ri urban i qytetit të Tiranes përfshin kthimin e sheshit "Skënderbej" në një shesh për këmbësorë, biçikleta dhe pa automjete .