E Shtunë, 31 Tetor 2026

Versioni mashkull i Lady GaGa?

Adam Lambert supozohet së është versioni mashkull i Lady Gaga.

Këngëtari i hitit “For Your Entertainment” – i cili kishte fituar famë nga edicioni i dyte i “American Idol” – thuhet se pritet të këndoj një hit me këngëtaren e hitit “The Bad Romance”.

“Është një bashkëpunim i madh por duhet të kujtojmë se jam një djalë që nuk këndoj kot në SHBA sepse jam edhe shumë konservator”, i ka thënë Lambert një gazete britanike.

“Njerëzit me thërrasin zotëri Gaga por unë e llogariti vetën si Madam Lambert. Dua të them, jam më i vjetër se ajo! Por, seriozisht, GaGa është një person që i kopjon artistët e viteve ’70. Ajo luan sikurse tani në teatër një gjë që e ka bërë atë të famshme”, thotë ai.

“Nuk ka shumë burra që shkojnë asaj rruge kohëve të fundit por mua me duhet që të rrezikoj pak sepse së pari dëshiroj që të tjerët ta kuptojnë muzikën time”.

Adam (28) po ashtu insiston se i vije marre të flas shumë për seksualitetin e tij.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›