E Diel, 1 Nëntor 2026

Blendi Fevziu dhe një kujtesë për Opinionin

Myslim_PashaNga Myslim Pasha

1. Në emisionin Opinion, të Blendi Fevziut, ishte thirrur para disa ditësh, Kreshnik Spahiu i Aleancës Kuq e Zi. Më tërhoqi vëmendjen, që kur u përmend një nen i Kodit Penal, mbi dorëzimin e territorit, çka lidhej me paktin famëkeq detar midis Shqipërisë dhe Greqisë, dhe vendimin historik të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, drejtuesi i emisionit, Fevziu, në mënyrë shumë të vendosur, dhe po kaq të prerë, e kundërshtoi: Dorëzimin e territorit duke thënë se :Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar paktin vetëm për shkaqe procedurale, çka nuk është aspak e vërtetë. Kjo më bëri të kujtoj se z.Fevziu ka qenë ndër të parët gazetarë, të mediumit pamor KLAN, që i bëri vend një analize e ballafaqimi kundruall publikut shqiptar aq të ndjeshëm. Në librin tim të botuar në fundin e vitit 2009, Deti që nuk falet, si një dokumentim i drejtpërdrejt i përgjegjësisë që mbaja si kundrim shkencor, por edhe atdhetar ndaj shqiptarëve, kudo që janë, përzgjodha për tua bëj të ditur opinionit, ballafaqimin dramatik të asaj nate, që nuk mund të harrohet aq lehtë, kur dy ushtarakë të lartë shqiptarë haheshin njëri me tjetrin, në zgrip të së keqes, si një ngrënie të vetvetes, kur shteti i kapur, me mish e me shpirt, me thonj e dhëmbë kish mobilizuar politikën, shkencën, mediumet, lektoriumet, për të çuar gjer në fund paktin e tradhtisë së madhe, si një nga ngjarjet më të turpshme dhe po kaq unike në llojin e saj, në botë. Po përzgjedh kujtimet e asaj nate që shkoja në Opinion me vetminë time, dhe përballë ishin edhe publicistët Blendi Fevziu, Aleksandër Frangaj, kundëradmiral Gerveni dhe një staf i tërë i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave Detare, po edhe mobilizimi tërësor i stafit të TV KLAN.

Më poshtë i paraqesim lexuesit përjetimin e asaj nate të KLANIT me personazhe si: kundëradmiral Gerveni, Aleksandër Frangaj, Fevziu etj.

2.Ndodhesha përmidis imazhit satelitor të arkipelagut të ujdhesave Joniane dhe Korfuzit. Pas zhurmës së befasishme që u bë në disa mediume shqiptare, u gjeta në një pozicion sureal, që se kisha menduar të kësillojshëm. Në shtëpi, kish ikur qyshkur qetësia, nëpër alarmin e ditëve, kur isha gjendur, kundruall shtetit. E papritur kish qenë, për qeverinë dhe firmën e saj, për negociatorët, opinionin shqiptar, dhe për palën greke, gjithashtu. Kësisoj, ishim pesë. Po ama, në këtë bashkësi, si fillim isha në vetminë dhe përhumbjen time prej kamikazi. Raportin e parë të forcave e mendoja si një ushtarak, 4:1. Këtu fusja edhe opinionin shqiptar, i cili pësoi një lloj turbullimi për ta marrë veten, pak më vonë, përmes një gumëzhime që filloi të rritej e të rritej. Qysh në fillesë të erës moderne është bërë zakon të njohësh në natyrë shenjat e krijuesit hyjnor, i cili shpesh është i përqasur me një ndërtues, arkitekt dhe piktor të jashtëzakonshëm. Vështrimi dhe arti i tij mbështjell dhe gatuan tërë botën e dukshme prandaj, nuk ke pse habitesh edhe me këtë detin Jon, që më dukej se e kisha, në sy dhe në duar. Korfuzi i ngjan asaj barke biblike. Bashi i saj, është, po ajo shkëputje e dalë nga gjiri i Sarandës, ndërsa kepi i mbetur këtej, nga Dheu, që tani e ka emrin Stillo, është fundbarka, që ka mall për Kërkyrën. Ato kanë qenë pjesë të njëra-tjetrës, dhe kur, në Përmbytjen e Madhe, atëherë kur u hapën portat e qiellit, e kur ujërat përfshinë gjithë Dheun, nuk mbeti asnjë pjesë e thatë, po u bë ujanë e gjallesat u zhdukën. Të shpëtuarit ngelën tek kjo Barkë dhe drejtimi i shpëtimit sërish, mbeti në kahje të Itakës, ose afërsisht, tek ajo vijë e vonët, në të cilën u nis Eskili për në Siqeli.

2. Në lexim e sipër të imazhit, bie zilja e celularit. Më kërkonte një gazetare e KLAN-it, ndihmëtare e Blendi Fevziut. Kisha ikur prej pamjes satelitore dhe isha kthyer aty ku nuk doja që të qëndroja. Përsëri më kërkonin, për shpjegime. Sa më shumë që ngulmonin, aq më shumë ndjehesha i lidhur, prej një lloj memecllëku, ndryshe nga dita e parë, kur isha shumë real e i drejtpërdrejt. Ndërkaq, tani më duhej që ti matja mirë fjalët, mbasi përballë dallohej rreziku, të cilin e kisha kërkuar vet, ose më saktë, ai, befas mu shfaq, sapo preka një vijë ndarëse kufitare detare, të harruar qyshkur, e cila po ta krahasoja me klonet me rrymë elektrike të kufirit tokësor, gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, më kish futur në rrymë, pikërisht, në atë mesdeti që siç pretendohej se e kishin ndarë, në mënyrë të barabartë. Gazetarja, ngulmoi nja dy herë, që të më mbushte mendjen, se bëhej fjalë për një regjistrim, ashtu siç do të regjistronin edhe përfaqësuesin e shtetit. Mirëpo, thoja me vete, pastaj do ta gatuajnë, siç do të dëshironin ata, për të nxjerrë edhe përfundimet. Kisha bërë disa emisione të tjerë, në Top-Show, Zonë e Ndaluar, News 24. Kjo nuk kish qenë e mjaftë për shqyrtimin krahasimor të njoftimeve tejet të ndryshme. Aty për aty ma dha mendja që ti ktheja përgjigje, se nuk do të ishte e mirë që të kryhej më parë regjistrimi në studio dhe pastaj transmetimi; mbasi nuk mund të kisha besim, se si mund të qepej dhe gatuhej materiali, në formën reale dhe të duhur, çka mund të më nxirrte zhveshur, mbi atë det aq shumë të përfolur, të cilin në atë moment, po e kundroja nga një pamje satelitore. Mirë, tha gazetarja në skajin tjetër, duke më lënë të kuptoj se do të bisedonte me drejtuesin e emisionit. A duhej shkuar apo jo? Dikush më pati këshilluar që të mos bëja asnjë çap më tej, drejt KLAN-it, sepse dihej, që në krye të gardhit, se ai e kish të shkruar në ballë, që i shërbente qeverisë. Prapë ndarje. Kjo skish kuptim. Të dukej si një lojë. Ish fjala për një projekt të përfunduar midis të dy shteteve, të firmosur me një gatim buzëqeshjesh, që sishin parë kurrë, në të shkuarën. Kështu që, diskutimi i ngritur, në një tymnajë mediumesh, kishte hapur ca pozicione të paparashikuara, që siç u kuptua, sish gjë tjetër veçse një lloj ndeshjejese ai (mbasi, asnjëherë nuk u përmend emri i shqiptarit që kish dhënë kumtin e kushtrimit) pra se ky njeriu, që e kish përzierë këtë prush, duhet të ish i lajthitur, ose më keq se kaq, i mësyrë dhe i futur në këtë mes prej qarqesh përsëri të fshehta, të huaja ose dhe nga brenda, me qëllim të caktuar, për ti krijuar telashe qeverisë. Pra, një njeri folklorik, (bile një gazetë kish botuar asaj dite një fotografi veshur me kostum jugor të Labërisë dhe ku shënonte se ja kush merret me Detin, një folkloristetj). Ndërkaq hamendje të tjera, arrinin deri atje, sa nëpër blogje thoshin, se ky njeriu që më vonë thirrej Kolonel, duhet të ketë marrë para të madhe nga Edi Rama, duke u bërë tellall i tij etj. Kësisoj qeveria u vu në siklet dhe

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›