E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blendi Fevziu shpallet gazetar i vitit

Universiteti “Bedër”i ka akorduar Blendi Fevziu çmimin “Gazetari i vitit 2011”, pas një anketimi që është zhvilluar në këtë institucion të arsimit të lartë me studentët dhe pedagogët e tij. Një nga ngjarjet kryesore për të cilat është vlerësuar Fevziu për vitin që shkoi, është dhe bestselleri i tij, biografia për “Enver Hoxhën”, një libër i bazuar tek arkivi personal i ish-diktatorit.
“Më lejoni t’ju falënderoj për këtë vlerësim, pasi çmimi merr më shumë vlerë kur vjen nga studentët. Dua ta ndaj me ju një konstatim që kam nxjerrë nga vizitat e mia në këto 3 muajt e fundit, qoftë për promovimin e librit, por edhe raste të tjera. Kam ngelur i impresionuar nga niveli i lartë i studentëve”.- u shpreh Fevziu
Ndërkaq në universitetin “Bedër” është mbajtur një konferencë shkencore me temë “Media dhe Politika”, ku kanë referuar emra të njohur të botës akademike, por edhe politikanë të ftuar. Pjesemarrësit, kanë vlerësuar rëndësinë e saj, si një hap pozitiv në formimin akademik të studentëve dhe diskutimin e temave të tilla në të tilla nivele.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›