Bundesliga Roshi ne fushe 90 por Kelni humb
Odise Roshi ishte në formacionin e Këlnit për ndeshjen në shtëpi ndaj Leverkusenit, por skuadra e tij në fund humbi 0-2 në javën e 23-të të Bundesligës gjermane.
Miqtë patën epërsi gjatë gjithë takimit, duke shënuar që në fillim me anë të Benderit dhe duke dyfishuar rezultatin në nisje të pjesës së dytë me të njëjtin autor goli.
Roshi u përpoq të ishte i lëvizshëm, por nuk arriti të tregohej i rrezikshëm.
Augsburgut prishi debutimin e Oto Rehagelit si trajner të Hertës së Berlinit, duke e mundur 3-0. Fitore të thella arritën edhe Mainci ndaj Kaizerslauternit, me rezultatin 4-0 dhe Shtutgarti që mposhti Frajburgun, 4-1.
Së fundi, Hofenhajm fitoi në fushën e Volfsburgut 2-1. Ndeshjet kryesore të Bundesligës do të luhen të dielën, pasi Bajernit ndeshet në fushën e tij me Shalken, ndërsa Dortmundi pret Hanoverin. Të premten, Mynshen-gladbah barazoi 1-1 në fushën e vet ndaj Hamburgut. Dortmund kryeson me 49 pikë, Mynshen-gladbah e ndjek me 47, Bajern ka 45 dhe Shalke 44 pikë.