E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi protesta pro Putinit

Me qindra mijëra mbështetës të Putin kanë mbushur rrugët e Moskës, për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj kryeministrit rus. Turma më pas ka dëgjuar fjalimin e fortë dhe patriotik të Putin në stadiumin e Moskës.
Duke u zotuar se do të fitojë betejen në Rusi, ai tha se nuk do të lejoje asnjë ndërhyrje në çështjet e vendit. “Nuk do të lejojmë asnjë të ndërhyjë në çështjet tona, që të përdorin vullnetin e tyre mbi ne, sepse ne kemi vullnetin tonë. Ne jemi një komb fitimtar, e kemi në genet tona”, ka thënë Putin gjatë fjalimit të tij.
Sipas policisë ruse të paktën 130 mijë njerëz janë të pranishëm në tubimin e së enjtes, që po zhvillohet nën sloganin “Mbroni vendin” dhe përkon në ditën kombëtare të mbrojtjes së atdheut në Rusi. BBC thotë se protesta është më e madhja që pas zgjedhjeve të 4 dhjetorit.
Putin pritet të fitojë dhe garën presidenciale në muajin mars dhe mohon të gjitha akuzat për manipulim në zgjedhjet parlamenetare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›