Bleona: Më shumë mirëkuptim e dhembshuri

Këngëtarja Bleona Qereti, ndonëse zakonisht përfolet për skandale të ndryshme, këtë fillimvit ka shfaqur një anë tjetër të saj.
Jashtë skenës, Bleona është treguar një familjare e vërtetë, duke festuar me anëtarët e familjes së saj, të cilët i ka ftuar në SHBA, ku ajo ka vite që jeton. Këngëtarja ka publikuar në rrjete sociale fotografi nga shënimi i festës së Vitit të ri, me një darkë të qetë, karakterizuar me aksesorë festiv.
Po nëpërmjet rrjeteve sociale, ajo ka përcjellë urimin e saj për vitin 2013:
"Të dashur miq, urime Viti i Ri 2013! Ju dëshiroj shëndet dhe lumturi! Lutem që të gjithë të fitojmë më shumë mirëkuptim dhe dhembshuri për njëri - tjetrin".
Tutje, ajo ka falënderuar fansat për përkrahjen që i kanë dhënë muzikës së saj si dhe për porositë e komentet e ngrohta. /Indeksonline/