Bleona Qereti, lidhja e re me bilionerin Rahr
18/02/2009 Krahas të fejuarit të saj Gani Bardhi dhe mbështetjes familjare, Bleona Qerreti, gjen një mbrojtës të ri. Emri i lidhjes së re të Qeretit është bilioneri i farmaceutikës Stewart Rahr. Sipas thashethemeve të “New daily news”, Stewart Rahr po provon të futet në biznesin e muzikës, përmes Ballkanit. “Ai po shqyrton për këtë këngëtaren Bleona Qerreti, të njohur si Madonna e Shqipërisë, për ta takuar atë me producentët Timbaland dhe David Foster”, theksohet në “New daily news”, ndërsa shtohet se gjithashtu Qereti dhe Rahr kanë pasur një takim edhe me humoristin Jay Leno, drejtues i një talk-show të famshëm amerikan në “NBC”, “The tonight show”.