Dosjet, Berisha sulmon sërish Kushtetuesen
18/02/2009 Kryeministri dhe Presidenti presin ministrin britanik Coaker
“Shqipëria e ka provuar tashmë se do të jetë një aleate e denjë e NATO-s”
Kryeministri Berisha ka komentuar sërish dje vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zbatimit të ligjit për lustracionin, duke theksuar se ky institucion ka vendosur një standard të paprecedent në historinë e vendeve të lira. Kreu i ekzekutivit shqiptar përmendi ligjin e lustracioni gjatë takimit që zhvilloi dje me ministrin e Shtetit të Britanisë së Madhe përgjegjës për policinë, krimin dhe sigurinë Vernon Coaker gjatë interesit të këtij të fundit për këtë çështje. “Me kërkesë të kryetarit të opozitës dhe grupimeve të tjera që janë tërësisht në konflikt të hapur interesi me këtë ligj për shkak të lidhjeve të tyre personale dhe familjare me krimet kundër njerëzimit të kryera gjatë regjimit totalitar komunist në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese përmes disa gjyqtarëve tërësisht në konflikt të hapur interesi, që i përjashton nga procesi i rishikimit të ligjit, ka pezulluar zbatimin e ligjit, duke vendosur një standard të paprecedent në historinë e vendeve të lira”, - theksoi Berisha, duke e cilësuar vendimin jashtë çdo standardi të shtetit të së drejtës. Ndër të tjera Kryeministri e falënderoi ministrin Coaker dhe qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për ndihmën dhe përkrahjen e madhe që i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin qeverisë shqiptare dhe Shqipërisë për ndërtimin e shtetit ligjor, ekonominë e tregut si dhe për anëtarësimin në NATO dhe BE. Të njëjtat falënderime Coaker ka marrë edhe nga Presidenti i Republikës Bamir Topi gjatë pritjes që kreu i shtetit rezervoi për të. Ndërsa ky i fundit në takimet me dy përfaqësuesit e lartë të shtetit shqiptar vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira dhe lidhjet shumë të ngushta të bashkëpunimit mes dy vendeve. Ai shprehu përgëzimet e tij dhe të qeverisë britanike për arritjet dhe sukseset e Shqipërisë në rrugën e saj të konsolidimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, institucioneve të pavarura kushtetuese dhe integrimit euroatlantik. “Jemi shumë të lumtur që Shqipëria do të jetë së shpejti anëtar i plotë i NATO-s dhe jemi të sigurt se me politikën e saj konstruktive e të maturuar në rajon Shqipëria do të jetë një anëtar i rëndësishëm i NATO-s dhe do të ofrojë një kontribut të madh për stabilitetin e paqen në rajon”, - tha ministri Coaker.