E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bleona falenderohet në gjuhën ruse

Këngëtarja Bleona Qereti e cila dalë ngadalë po merr famë në vende të ndryshme të botës falë bashkëpunimit të saj me Timbaland, është intervistuar edhe nga një revistë ruse. Nën titullin “Qelësi i suksesit është puna e madhe” Bleona tregon për gjithë rrugëtimin e saj për në Amerikë dhe planet që ka për të ardhmen.

Ajo, duket se është ndjerë e lumtur që edhe Rusia është interesuar për të, saqë ka vendosur t’i falenderoj ata në gjuhën e tyre, dy herë në profilin e saj në Twitter.

Duke treguar në intervistë se e pati të nevojshme të largohet nga Shqipëria pasi synonte tregun botërorë muzikorë, ajo foli edhe njëherë për miqësitë e saj me të famshmit e Hollywood-it.

“Unë jam më e gjatë se të gjithë ata. Fqinja ime, Rihanna më ka thënë se Baku është një vend që ia vlen të vizitohet”, etj. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›