E Diel, 1 Nëntor 2026

Zajmina Vasjari me këngë hip-hop

Viti 2013 do ta sjellë këngëtaren seksi, Zajmina Vasjari në një stil të ri. Projekti më i ri i saj do të jetë një këngë hip-hop e cila do të publikohet në mes të muajit shkurt të këtij viti.

Përveç, këngës, Zajmina ka zbuluar edhe detaje të tjera për jetën e saj. Duke mos dashur të flasë për të dashurin e saj, ajo ka rrëfyer për një tjetër dashuri, pa të cilën thotë se nuk do t’ia dilte dot mbanë e ajo ë motra e saj Beliola.

“Po të mos ishte Beliola, ndoshta nuk do të isha fare këtu sot. Ajo është njeriu të cilit i detyrohem për të gjitha sa kam arritur. Personi që më ka ndjekur kudo dhe ka udhëhequr në një farë mënyre karrierën time artistike”, - thotë Zaimina për ‘Mapo’.

Ish misi, ka treguar se për momentin, është e përkushtuar maksimalisht në studime dhe pretendimet e saja janë që të bëhet një arkitekte. Zajmina gjithashtu ka thënë se, ajo nuk frekuenton më klubet e natës edhe aq shumë duke preferuar që të bëjë një jetë më të qetë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›