E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rihanna injoron paparacit

Duke provuar secilën herë e më shumë se ajo është një vajzë e “mbrapshtë”, Rihanna kësaj here është shfaqur me një fustan i tërë me shenja të marihuanës.

Mbrëmë vonë, teksa po dilte nga studio në Los Angelos së bashku me Chris Brown,këngëtarja dukej më e lodhur se kurrë më parë ndërkaq, përpiqej të mbulonte fytyrën duke treguar se nuk ishte në dispozicion të paparacive.

Madje, ajo as nuk morri mundin tu ofrojë atyre një buzëqeshje të vetme duke nxituar të largohej sa më parë.

Në studio, ajo ka qëndruar për disa orë të gjata me Chris duke lënë të kuptohet që ndoshta, ata janë në përgatitje edhe të ndonjë këngë së bashku./Indeksonline/
.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›