Bleona krahas Carmen Electra

Bleona Qereti do të performojë krahas Carmen Electra, Ana Matronic nga "Scissor Sisters" dhe Alexis Jordan, në festën vjetore "White Party 2013", ku ajo do të sjellë si premierë këngën debutuese për SHBA.
Producenti Jeffrey Sanker ka publikuar sot listën e plotë të pjesëmarrësve në White Party, që do të mbahet nga 29 marsi deri më 1 prill në Palm Springs, në Kaliforni.
Së fundmi Bleona u shfaq në serialin e njohur amerikan “True Justice”, ku protagonist kryesor është aktori i njohur Steven Seagal. Këngëtarja shqiptare, është shfaqur si aktore përkrah legjendës amerikane të aksionit në rolin e një fallxhoreje. Bleona shfaqet dy herë gjatë serialit. Në një prej fragmenteve ajo është e dashura e një shqiptari, të cilit i thotë se “ne jemi raca më e bukur në botë”, ndërsa në skenën tjetër, Bleona i sheh fatin Steven Seagal.
Fundi i këngëtares së njohur në film është tragjik, pasi ajo vritet nga i dashuri i saj. Përkundër rolit të vogël, Bleona e ka shfrytëzuar këtë rast për të folur shqip. /Indeksonline/