E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të papriturat në BBA

Spektakli javor i "Big Brother Albania" solli shumë të papritura, pasi këtë jave ka pasur shumë ngjarje të reja brenda shtëpisë.

Altina është banorja e parë që lë shtëpinë, por me kërkesën e saj të vazhdueshme, duke dhënë si arsye largimi ngaqë nuk duronte dot izolimin dhe largësinë e të afërmve.

Të nominuarit e kësaj jave ishin Elena, Joana, Etleva, Marselini, Olseni, Shpendi dhe Anaidi që është në nominim të përhershëm. Prej tyre banori i eliminuar është Olseni i cili la shtëpinë, ndërsa banorët u prekën dhe një pjesë e vajzave edhe u përloten.

Ndërkohë, për të ruajtur sekretin e Jonildes per ndërhyrje estetike brenda shtëpisë, Big Borther inskenoi elminim të dyfishtë. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›