E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka në stol, ndaj Italisë me 3 sulmues

Sfida me Italinë, po përjetohet në mënyrë të vecantë dhe në radhët e Brazilit, dhe pse detajet lidhurn me formacionin bazë nuk janë aq hermetike, sa në shtëpinë e kaltër. I shfaqur përpara gazetarëve, trajneri I skuadrës pentakampeao, Luis Felipe Scolari, nuk e fsheh ambicien e tij për të fituar miqësoren e luksit, duke paralajmëruar se ndaj të kaltërve do të luajë me rreshtimin 4-3-3, pra me tre sulmues të mirëfilltë, tipike për kombëtaren më të titulluar të globit: “E kam vendosur formacionin, do të luajmë me Julio Cesar, Dani Alvesh, Dante ose Thiago Silva, David Luiz, Filipe Luis, Fernando, Hernanes, Oscar, Hulk, Fred dhe Nejmar. Kam dyshime për aktivizimin e Tiago Silvës sepse sapo është riaftësuar nga një dëmtim muskular, ndërkohë që Kakanë mendoj ta aktivizoj në ndeshje e sipër. Ndërkohë që kam zgjedhur Fernandon si titullar,sepse ka treguar se e meriton dicka të tillë. Gjatë kupës së Brazilit, unë isha trajner I Palmeirasit dhe më kujtohet shumë mirë sesi luajti për Vasko De Gaman e tij ndaj nesh. Ndaj Italise ju garantoj, që do të ishte titullar dhe nëse nuk do të kishim dëmtime”.

Brazili aktualisht renditet në vendin e 18-të në renditjen e Fifa-s, një fakt për të cilin Scolari duket se nuk ka dijeni: “Tani e dëgjoj për herë të parë që jemi në këtë vend në renditjen e përgjithshme të Fifa-s, do të thotë që do të punojmë për tu ngjitur. Ndeshja me italinë është e rëndësishme sepse unë e konsideroj një prej shtatë apo tetë skuadrave pretendente për të fituar kupën e Botës pas dy vjetësh”. Ndeshja mes Italisë dhe Brazili do të transmetohet live dhe në kanalet e Supersport. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›