Justin Bieber shoqërohet nga e dashura mami

Justin Bieber doli fituesi i madh i “American Music Awards”. Në këtë mbrëmje ai ishte i shoqëruar nga dashuria e tij e madhe, mami.
Kjo vetëm sa e konfirmoi edhe njëherë se ai vërtetë është ndarë me Selena Gomez prandaj edhe nuk ishte në shoqërinë e saj. Në momentin kur fitoi çmimin e parë gjatë mbrëmjes Justin tha:
“Kjo është për të gjithë ata që më urrejnë dhe mendonin se unë do të jem këtu vetëm për një ose dy vite. Kjo dëshmon që unë do të jem këtu edhe për një kohë të gjatë”.
Kurse, nëna e tij, Pattie Mallette u shprehë krenare për sukseset e të birit. /Indeksonline/