Ermali, do ta bind Sali Berishën

Ermal Mamaqi shquhet për sensin e humorit me të cilin gjithmonë shfaqet në publik. Për herë të dytë në festivalin “Kënga Magjike”, ai nuk transmetoi vetëm emocionet e një këngëtari, por edhe ato të një aktori humori.
Fans i humorit të tij duket se është dhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ndaj Ermali beson se ai nuk do e refuzojë ftesën për të qenë i pranishëm në “Apartamenti 2 XL” këtë sezon.
Në fund të çdo nate të “Apartamentit 2 XL”, Ermali i këndon Berishës duke e ftuar t’i vijë në shfaqje. "Besoj se do të vijë. Në të gjitha këngët që i këndojmë kemi qenë miqësorë me Kryeministrin Sali Berisha, dhe besoj se vizita te “2XL” do i bëjë mirë dhe fushatës 2013,'' ka thënë humoristi për mediat shqiptare. Ai ka treguar se me Berishën takohet çdo vit te “Kënga Magjike”, ndërsa i ka ndodhur që të jetë takuar edhe nëpër festa ose koncerte. Nëse do të qëndronte vetëm me të, Mamaqi ka thënë se do e pyeste: “Si ia bën që je kaq i suksesshëm?" /Indeksonline/