E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blerim Bexheti në vend të Abdilaqim Ademit?

Sekretarit të përgjithshëm të BDI-së Abdilaqim Ademi, si duket gjithnjë e më tepër po i dobësohen pozitat brenda partisë.

Agjencia e Lajmeve "Zhurnal" mëson se Ademi në Kongresin e ardhshëm të partisë, do ta humbë pozitën e sekretarit të përgjithshëm që e mban aktualisht.

Këtë pozitë pritet ta marrë ministri aktual i drejtësisë Blerim Bexheti. Sipas burimeve të "Zhurnal", Bexheti po gëzon përkrahje gjithnjë e më të madhe në kreun e BDI-së, duke përfshi edhe përkrahjen e kryetarit të partisë Ali Ahmeti.

"Zhurnal" mëson se madje nuk është e sigurt nëse Ademi do të ruaj postin e ministrit të Ekologjisë ose do të emërohet drejtor në ndonjë ndërmarje publike. Si variant i mundshëm përmendet edhe emërimi i Ademit për Ambasador ne ndonjë vend të huaj.

Si shkak për dobsimin e pozitës partiake të Ademit, përmendet mungesa e komunikimit të mirëfillt me strukturën partiake.

Me dobsimin e pozitave te Abdilaqim Ademit, janë dobësuar edhe pozitat e kuadrove të afërta me të. Si shembull përmendet zëvendësimi i drejtorit të Agjencisë për menaxhim të pronës së konfiskuar Ejup Rustemi ( kuadër i afërt me Ademin), dhe emërimin ne kete post te Bashkim Ahmetit (ish-shef i kabinetit të Blerim Bexhetit)./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›