E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 350 mijë qytetarë s’mund të votojnë

Janë më shumë se 350 mijë qytetarë që nuk janë pajisur me dokumente të Kosovës, të cilët sipas ligjeve në fuqi nuk kanë të drejtë të votjnë në zgjedhjet e ardshme lokale. Më saktësisht, është neni 45 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që në mënyrë të qartë iu jep të drejtën vetëm shtetasve të Kosovës për të zgjedhur dhe t’u zgjedhur. Kjo ka ngritur shqetësime tek përfaqësues politik dhe njohës të procesit zgjedhor se prania e tyre në listën zgjedhore pamundëson pastrimin e saj, shkrua zëri.

Kreu i Komisionit për Reformë Zgjedhore nga radhët e LDK-së, Haki Demolli, ka thënë se me hyrjen në fuqi të ndryshimeve zgjedhore, ata që nuk kanë dokumente të Kosovës nuk mund të votojnë.

Sipas tij, ata që duan të votojnë në Kosovë, së pari duhet të sigurojnë dokumentet përkatëse për të votuar, sepse siç ka thënë ai, tash janë rrethana krejt tjera.

Demolli ka thënë se lidhur me këtë çështje kanë pasur dy qëndrime në Grupin Punues.

“Qëndrimi i parë ka qenë që Ministria e Punëve të Brendshme të bashkëpunoje me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që ta pastrojë listën e votuesve sa më shumë që është e mundur. Kurse e dyta që është diskutuar dhe pothuajse jemi marrë vesh në mënyrë unanime madje edhe në praninë e përfaqësuesve të ICO-së, që në Kosovë të votohet vetëm me dokumente të Republikës së Kosovës”, ka thënë Demolli./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›