E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, manifestuesit mblidhen në sheshin “Taksim”

Manifestuesit kanë filluar sërish sot të grumbullohen në sheshin ''Taksim'' në Stamboll. Mediat ndërkombëtare raportojnë se në krahasim me ditët e tjera, numri i tyre ka rënë në mënyrë të ndjeshme.

Ndërkohë që raportohet se gjatë protestave që nisën në Turqi për mos dëmtimin e pjesë së gjelbër të sheshit "Taksim" janë ndaluar 939 protestues. Ndalimi i tyre është bërë për ushtrim dhune dhe akte vandalizmi. Sot pranë godinës së zyrës së kryeministrit turk, Recep Tayip Erdogan gjendja paraqitet më e qetë. Dje Erdogan, në një mesazh publik kërkoi që tu jepet fund protestave të dhunshme.

“Policia ishte aty dje, ata janë sot, dhe ata do të jenë atje edhe nesër”, tha ai në një fjalim televiziv./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›