Blerim Destani gjatë xhirimeve të filmit të ri

Së shpejti do të dalë filmi i ri,”Gone Back” në të cilin luan aktori i njohur shqiptar, Blerim Destani.
Paralajmërimin që filmi do të dalë së shpejti, e ka bërë vetë aktori nëpërmjet rrjeteve sociale tash e sdisa ditë ku madje, ka publikuar edhe fotografi nga sheshxhirimi si kjo e fundit.
Destani , vazhdimisht është i kujdesshëm ti mbaj fansat të informuar me çfardo që ndodhë në karrierën e tij si aktor duke publikuar informacione lidhur me projektet që ai i realizon.
Aktori shqiptar, shumë shpejtë po ngjit majat e suksesit në aktrim duke qenë njëri nga artistët më të suksesshëm shqiptar që ka arritë të depërtojë edhe jashtë trevave shqiptare. Megjithatë, ai vazhdimisht ka dëshmuar se sa krenar ndihet që është shqiptarë duke mos harruar asnjëherë se prej nga vjen./Indeksonline/