E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe një tjetër shtet braktis Eurovizionin

Tash e sa vite festivalit që dikur njihej si më prestigjiozi në Evropë, Eurovision po i humb vlera. Arsyeja kryesore besohet të jetë mënyra e votimit të konkuruesve që tash e sa vite bëhet mes shteteve fqinje dhe jo të rralla kanë qenë rastet kur këngë të bukura kanë mbetur pa u vlerësuar si duhet, shkruan koha.

Së fundmi e irrituar nga ky fakt ka dalë edhe Turqia. Televizioni publik turk TRT njoftoi se nuk do të marrë pjesë në këtë konkurs që do të mbahet në Suedi. Turqit vendosën të tërhiqen nga konkurrimi, pasi nuk u duket e drejtë procedura e votimit të këngëve.

Ndërkohë këtë vit nuk do të marrë pjesë as Greqia, por për arsye ekonomike.

Ndërsa vendin tonë, siç është bërë traditë tashmë, do ta përfaqësojë kënga fituese e Festivalit të RTSH-së që do të mbahet këto ditë në Tiranë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›