Blerjet e reja Diego prezantohet te Atletiko

Atletiko e Madridit ka prezantuar zyrtarisht brazilianin Diego, i cili bashkë me kolumbianin Falkao është dhe tranferimi më i rëndësishme e klubit spanjoll në këtë merkato. Fantazisti pranoi në minutën e fundit të merkatos ofertën e skuadra e madrilène ku do të luajë në formë huazimi deri në blerjen përfundimtare të kartonit të tij në fund të sezonit.
Me Diegon, Atletiko e Madridit kërkon të mbushe hapësirat e lëna bosh nga largimi i dy prej futbollistëve më të rëndësishëm, Sergio Aguero dhe Diergo Forlan. I pari u tranferua te Manchester City, ndërsa sulmuesi uruguajan do të luajuë me Interin në Seria A. "Pranova ofertën e Atletikos së Madridit, si sfidë personale dhe për madhështinë e kësaj skuadre. Jam i lumtur që do të luajë këtu dhe në të njëjtën kohë i përqëndruar për të dhënë maksimumin. Dua të ndihmoj skuadrën në objektivat e saj të ketij sezoni”, ka bërë të ditur Diego.
Fantazisti Brazilian ishte një nga lojtarët më të kërkuar përpara dy sezonesh, por tranferimi i tij te Juventus ishte negative për karrierën e tij. 29-vjecari nuk arriti të ambjentohej te skuadra italiane, ndërsa më pas u rikthye në kampionatin gjerman me Wolfsburg. Tani te Atletiko e Madridit, Diego kërkon të rikthehet sërish në formën e tij më të mirë, cka do e ndihmonte të rifitonte një vend në kombtëtaren braziliane.
Nertan Prifti