Shqiperi- France momenti vendimtar per kuq e zinjte

Kombëtarja shqiptare do të zbresë sot në orën 21:00 në “Qemal Stafa” për ndeshjen më të rëndësishme të grupit D eliminator të Euro 2012 kundër Francës. Përtej prestigjit për përballjen me një nga superfuqitë e futbollit botëror, kuqezinjtë e dinë mirë se kjo sfidë mund të jetë vendimtare për ecurinë e tyre në këtë fushatë eliminatore. Shqipëria mban vendin e pestë, me 8 pikë në gjashtë ndeshje të luajtura, ndërsa një rezultat pozitiv kundër “Gjelave’ do të rriste kuotat, neës jo për kualfikim, por të paktën për një vend nderi në Grupin D.
Për të arritur këtë objektiv, trajneri Josip Kuzhe do të zbresë në fushë me dy sulmues, mëgjithëse kjo sfidë është komplekse dhe shumë lojtarë do të detyrohen të jenë më shumë difensiv në lojën e tyre. Dyshimi i vetëm për kroatin është aktivizimi i kapitenit Lala, ndërsa i sigurt është spostimi i Currit në mesfushë, për t’i lënë hapësira Telit në qendër të mbrojtjes. Edhe një herë Kuzhe do të mbështetet te fantazia e Skelës, që bashkë me Salihin pak më të tërhequr do të ndihmojnë Bogdanin në rolin e qendërsulmuesit. Në konferencën e fundit për shtyp, tekniku është shprehur se Shqipëria nuk mund të pretendojë të kontrollojë takimin, por do të luajë shanset e saj për një rezultat pozitiv.
Një mision i vështirë për kuqezinjë, që përballë do të kenë Francën, një skuadër që kërkon të sigurojë sa më shpejt kualfikimin për në finalet e Euro 2012. ‘Gjelat’ e Laurent Blank kryesojnë grupin D me 13 pikë, ndërsa në “Qemal Stafa” një rezultat negativ do t’iu ndërlikonte rrugën drejt Europianit. Blank nuk e mendon një gjë të tillë dhe për këtë arsye pritet të zbresë në fushë me të gjithë arsenalin e rëndë, përfshirë Ribery, Nasri dhe Benzema, i cili duket se është rikuperuar plotësisht nga problemet në kavilje. Sulmuesi i Realit u stërvit me skuadrën në seancën e fundit të zhvilluar në “Qemal Stafa”.
Nertan Prifti