E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodi pa marreveshje. Pritet vota e PS-se per ligjet me 85 vota

Kurioziteti i vetëm i seancës së parë të sesionit parlamentar të vjeshtës duket se do të jetë mënyra sesi dhe nëse do të votojë opozita, tashmë e rikthyer. Ndonëse kanë rënë dakord për diskutuar dhe kaluar në votë gjatë shtatorit plot 17 ligje, pjesa dërrmuese e të cilave me shumicë të cilësuare të mbartura në vite, opozita ka refuzuar diskutimin e reformës zgjedhore.

“Është hedhur si çështje për diskutim edhe problem i reformës zgjedhore, apo ndryshe çështja e ngritjes së komisionit për reformën zgjedhore. Është konsideruar nga opozita si një çështje që kërkon kohë dhe është herët për ta future në program. Është lënë pa një vendim të caktuar. Thjesht është diskutuar”- tha Tavo.

Të tjera detaje të konferencës së kryetarëve të zbardhura nga nënkryetari i kuvendit janë dhe interpelancat e shumta me ministrat të kërkuara nga të majtët. Po ashtu dhe ridiskutimi në komisione i ligjeve ku opozita ka munguar.

“Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët përsa i përket draft- kalendarit. Opozita ka bërë disa kërkesa shumë të logjikshme dhe që janë pranuar totalisht nga maxhoranca. Është kërkuar që të futen në program të gjitha kërkesat për séanca pyetjesh apo interpelanca me ministra të ndryshëm. Është pranuar kjo gjë nga ana e maxhorancës”- tha Tavo.

Asnjë nga ligjet me 84 vota nuk është futur në seancën e parë e cila do të mblidhet të hënën. Ndërkohë që seanca pasuese nuk do të jetë të enjten sipas traditës kuvendore por të marten e një jave më pas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›