E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blero, "si Zonja e vjetër"

Blero ka finalizuar videoklipin e tij më të ri, "Fiksimi im", të cilin ka paralajmëruar se do ta publikojë më 16 shkurt. Këngëtari po e mbanë premtimin e bërë kohë më parë, se ky vit do të jetë i mbushur përplot me befasi, ku do të ketë klipe e bashkëpunime të shumta.   Kjo duket se ka shtyer Bleron, që të mos kursejë lëvdatat për veten, duke shkruar në rrjete sociale:
"Në muzikë jam si Zonja e vjetër, Juventusi! Kurrë mos thuaj kurrë! Veç vepra!".
Blero është duke punuar në albumin e radhës të tij, si edhe me këngëtaren e re që e ka bërë pjesë të familjes së tij, Dhurata Ahmetaj, me të cilën kohë më parë solli në treg bashkëpunimin e parë, i cili pati një sukses mjaft të madh. 
Ai ka zbuluar disa pjesë nga "Fiskimi im", nëpërmjet ''trajlerit'' të videoklipit që do të publikohet brenda javës.  /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›