Gjiko: "Ti je fallc"

Reperi pejan Gjiko, ka publikuar videoklipin e tij të parë, të këngës me titull "Ti je fallc".
Anëtar i "RedBox Enertainment", Gjiko ka bërë të ditur që së shpejti do të publikojë edhe shumë projekte të reja. "Kam planifikuar publikimin e dy videoklipeve të reja, brenda dy muajve të ardhshëm", ka thënë reperi për Indeksonline. Tutje, ai ka bërë të ditur, se është afër finalizimit të një Mixtape, me titull "667, një hap para dreqit". /Indeksonline/