E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faton Macula, baba i një djali

Faton Macula, që aktualisht jeton në New York, është bërë baba i një djali. Vogëlushi quhet Omar, që është emër musliman, me kuptim në gjuhën arabe, ''jetëgjatë".
 
Ky është fryti i dytë i dashurisë me bukuroshen domenikane, Claudia Cruz, e cila ka qenë përcjellësja e parë Miss World 2004/05. Çifti Macula - Cruz, kanë edhe një vajzë, me emrin Iman.
 

 
"Sot , lindi djali im Omar Macula. I jam shumë falënderues Zotit për këtë dhuratë mahnitëse! Kjo është dita e dytë më e bukur në jetën time. Së pari vajza ime, tani djali. Faleminderit Zotit! I bekuar", ka shkruar Macula në rrjete sociale.
 

Me anë të muzikës së tij pasionante, ai ka arritur të interpretojë në skena botërore me legjenda të muzikës jazz dhe pop. Bashkëpunimet me yjet si Mark Anthony, Missy Elliot, Fantasia, Mary J. Blige, Carl Thomas, Gladys Knight etj. kitaristi i ka cilësuar si  ndër eksperiencat më të mira të jetës së tij. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›