E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blero skena të nxehta me Marian

Kënga e bukur e titulluar “Një Moment” nuk ka mundur të kompletohej ndryshe nga videoklipi i punuar nga produksioni Asha, i cili është xhiruar në bukuritë e bregdetit në një atmosferë krejtësisht verore, ashtu si aludon edhe kënga.

Blero, i cili njihet për shumë hite në karrierën e tij, shfaqet në këtë spot duke thyer shumë barriera.

Si bashkëshort dhe baba, ai shfaqet shumë pranë bukuroshes tejet seksi, Maria, e cila ekspozon në shumë skena trupin e saj marramendës.

Kënga “Një Moment” është pjesë e albumit të ri të Bleros “Fiksimi Im”. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›