Nicole Scherzinger flet për ndarjen

Këngëtarja Nicole Scherzinger më në fund ka pranuar të flas për ndarjen nga ish i dashuri, Lewis Hamilton duke thënë se ndarja ta shpif.
Këngëtarja amerikane thuhet ti ketë dhënë fund lidhjes me Hamilton vetëm pak ditë pasi u tha që ky i fundit do ti propozonte martesë.
"Ndarja ta shpifë. Është depresionuese” , ka thënë ajo për ‘The Sun’.
Nicole po mundohet që mos ta lë depresionin t’ia ngadalësoj ritmin e jetës. Javën e kaluar, ajo ka festuar ditëlindjen e saj të 35-të ku të pranishëm kanë qenë një numër I madh I miqve të saj./Indeksonline/