Dafina flet për Gjirën e konkurrencën

Për Dafina Zeqirin, Amerika është vend inspirues dhe prej atje pritet të sjellë shumë shpejt këngët më të reja për tregun muzikor.
Këngëtarja që tani po punon në realizimin e albumit të saj të tretë, gjatë viteve në skenë ka pasur bashkëpunime e mosmarrëveshje me disa kolege.
Duke folur për mediat shqiptare lidhur me marrëdhëniet që ka me koleget, ajo ka thenë : “Kam respekt për koleget e mia, për punën e tyre, por nuk do të veçoja një. Kam me të gjitha një marrëdhënie korrekte. “
Ndërsa lidhur me atë se herë pas here e sulmojnë koleget, duke veçuar Gjirën, ajo është përgjigjur duke qeshur: “ Jo të gjithë e shprehin njësoj dashurinë …”
Zeqiri nuk e ndjen fare konkurrencën: “Mendoj që ka vend për të gjithë. Secili merr atë që i takon. Çdonjëri prej nesh ka vendin e tij, stilin dhe zhanrin e vet.“
Këngëtarja saj e preferuar në skenën shqiptare është Jonida Maliqi: “Femër me klas, zë të ëmbël dhe po ashtu më pëlqen si person.” /Indeksonline/