E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blindohet interneti FBI nis hetimet ndaj hakerave

Washingtoni rishikon masat e sigurisë kibernetike, ndërsa vlerëson rrjedhjen e të dhënave personale për shkak të sulmeve të hakerave kineze që sipas Google kishin arritur të hynin në mijëra llogari personale në g-mail që u përkisnin edhe zyrtarëve të lartë të qeverisë amerikane. Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hilary Clinton deklaroi se akuzat ishin tejet serioze e se hetimet kishin filluar në bashkëpunim me FBI-në.

Sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney nuk kishte arsye për të besuar se e-mail-i zyrtar i qeverisë u përfshi në këtë incident të Google. Shtëpia e Bardhë tha se Zyra Ekzekutive e Presidentit, e cila përfshin Shtëpinë e Bardhë dhe zyra të lidhura, bllokon aksesin në shërbimet e jashtme si G-mail, Hotmail dhe Yahoo Mail në rrjetet e saj në kuadër të kompleksit. Kompani të tjera janë duke u kërkuar punonjësve të tyre të mos hapin llogaritë  personale në kompjuterat e punës, ndërsa Shtëpia e Bardhë e Departamenti i Shtetit kanë emëruar zyrtarët për të mbikëqyrur çështjet e sigurisë në internet.

Burime nga Pentagoni flasin për një  strategji edhe më të zhvilluar me një komandë për kibernetikën dhe angazhim personelit të ushtrisë për çështjet e sigurisë kibernetike.  Njoftimi Google ndezi debatin në Uashington mbi synimet e Kinës në hapësirën kibernetike, të cilën Shtetet e Bashkuara e kanë identifikuar si një pikat e zjarrit potencial për konflikt të ardhshëm. As Google dhe as qeveria amerikane nuk deklaruan se pas sulmeve ishte qeveria kineze, megjithatë Pekini zyrtar reagoi me zemërim duke i quajtur akuzat të papranueshme të pabaza "dhe se  kanë motive të fshehta".

Mosmarrëveshjet për internetin rrisin tensionet në marrëdhëniet SHBA-Kinë të përballura me probleme që nga të drejtat e njeriut tek tregtia dhe të drejtat e pronësisë intelektuale. Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se një sulm shkatërruese në internet mund të rezultojë në botën reale hakmarrje ushtarake, ndonëse analistët thonë se mund të jetë e vështirë për të zbuluar origjinën me saktësi.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›