Rivalet e Shqiperise Franca perballe Bjellorusise

Franca do të luajë sot në mbrëmje në fushën e Bjellorusisë një nga ndeshjet më të rëndësishme të grupit D eliminator të Euro 2012 ku bën pjesë edhe kombëtarja e Shqipërisë. Dy skuadrat janë rivalët e deritanishëm të skuadrës kuqezi, pasi francezët kryesojnë grupin me 12 pikë, ndërsa bjellorusët renditen në vendin e dytë me 8 pikë, po aq sa Shqipëria, por kanë një golavarazh më të mirë.
Në këtë mënyrë rezultati i sfidës së Minskut ka një interes të vecantë në ëndrrën e skuadrës së Josip Kuzhe për t’u kualfikuar në Euro 2012. Kombëtarja franceze ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në kryeqytetin bjellorus, ndërsa objektivi i skuadrës së Laurent Blanc është hakmarrja ndaj vendasve që në ndeshjen e parë të luajtur në Paris fituan me rezultatin 1-0.
Duke e cilësuar si një surprizë fitoren e Bjellorusisë në sfidën e parë, tekniku francez është shprehur i bindur te fitorja. “Duhet të bëjmë diferencën mes rezultatit dhe lojës në një ndseshje. Atëherë ishim të pafat, megjithëse kishim shumë raste për të shënuar. Më pas u surprizuam nga goli dhe humbëm ndeshjen. Në sfidat e kthimit reaguam dhe tani jemi këtu për të fituar”, ka thënë Blanc.
Objektivi i francezëve bëhet më i lehtë, pasi vendasit e drejtuar nga Bernd Stange do të zbresin në fushë me shumë mungesa. Një tjetër sfidë e rëndësishme e grupit D është ajo mes Rumanisë dhe Bosnje Hercegovinës, e cila është dhe rivalja e Shqipërisë në sfidën e 7 qershorit.
Nertan Prifti