Blinken pas vizitës në Shqipëri: Programet amerikane investim për sfidat globale

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar pas vizitës së tij në Tiranë. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale duke shkruar se programet Fulbright janë një investim në adresimin e sfidave globale.
Ai thekson më tej se të “diplomuarit e shkëmbimeve shqiptare, të cilët po punojnë për të ndërtuar një botë më demokratike, paqësore dhe më të begatë”
“Njerëzit tanë janë forca jonë më e madhe dhe programet e shkëmbimit si @FulbrightProgram janë një investim në adresimin e sfidave tona më të vështira globale. Sot, u takova me të diplomuarit e shkëmbimeve shqiptare, të cilët po punojnë për të ndërtuar një botë më demokratike, paqësore dhe më të begatë”, shkruan ai.
Ndërkaq, më herët Bliken së bashku me ministrin e Jashtëm Igli Hasani firmosën dy marrëveshje mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Marrëveshjet kanë të bëjnë me një memorandum mirëkuptimi ndërmjet qeverisë së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për programin e shkëmbimit akademik “Fulbright” si dhe memorandumin e mirëkuptimit Shqipëri-SHBA kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj.
/rtsh.al/