E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllaca dërgohet në Gjykatën e Ferizajt

Nazim Bllaca, i dënuar me 4 vjet e gjysmë burg për vrasjen e Ibush Kllokoqit, si duket ka ende punë me organet e drejtësisë.

Ai në këto momente ndodhet në Gjykatën Themelore në Ferizaj duke u marrë në pyetje.

Burimet e Indeksonline thonë se, Bllaca është dërguar në gjykatë nën masa të rrepta sigurie, por ende nuk dihet pse është thirrur aty.

Indeksonline iu sjell  foto të policisë, të cilët po e sigurojnë ish-agjentin e vetëshpallur të Shërbimit Informativ të Kosovës./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›