E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bllokim i rrugëve nga dëbora në Labinot Mal, probleme me energjinë në disa fshatra

TIRANË, 13 janar/ATSH/ Reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore të qarkut Elbasan.

Përmes një njoftimi për shtyp, prefektura e qarkut Elbasan njoftoi mbi situatën e akseve rrugore, ndërsa bëri apel për kujdes në qarkullim.

Konkretisht, nga rënia e dëborës ditën e sotme ka bllokim të rrugëve që lidhin Njësinë Administrative Labinot Mal.

Trashësia e dëborës arrin deri 20 cm. Po kështu rruga për në Njësinë Administrative Funar është e kalueshme vetëm me mjete me zinxhirë.

Po ashtu reshje bore ka dhe në Njësinë Administrative Gracen, por rruga është e hapur nga subjekti kontraktor.

Në Librazhd janë të bllokuara një pjesë e mirë e rrugëve rurale që lidhin fshatrat me Njësinë Administrative.

Aksi rrugor nacional Librazhd-Steblevë deri në Borovë është i kalueshëm me zinxhirë.

Në Përrenjas është e njëjta situatë.

Ndërsa në Gramsh ka reshje dëbore, por deri në orën 18:30 të ditës së djeshme nuk u raportua bllokim i rrugëve rurale.

Probleme raportohet në furnizimin me energji elektrike në njësinë administrative Labinot Mal, Funar bashkia Elbasan, njësitë Orenje, Lunik dhe Steblevë bashkia Librazhd dhe njësitë administrative  Lenie, Kushove, Kudovjat.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›