E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Begaj uron homologun kroat Milanović për fitoren e mandatit të dytë

TIRANË, 13 janar /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović, për fitoren e mandatit të dytë në krye të shtetit pas zgjedhjeve presidenciale në balotazhin e së dielës.

“Urimet më të përzemërta për mikun tim, Zoran Milanović, në rizgjedhjen si President i Kroacisë. Shohim përpara për të vazhduar forcimin e partneritetit tonë”, shkruan Presidenti Begaj në mesazhin e urimit në profilin e tij zyrtar në platformën X drejtuar homologut kroat.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanović, fitoi një mandat tjetër të dielën. /j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›