Moti i keq, rrëzohen shtylla elektrike dhe pemë në Lezhë

TIRANË, 13 janar/ATSH/ Situata e motit dhe sidomos era e fortë ka krijuar probleme të mëdha në Lezhë.
Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu bëri të ditur sot se nga moti i keq janë rrëzuar 4 shtylla elektrike, shumë pemë, tabela të sinjalistikës rrugore dhe deri profile alumini të dritareve në pallate.
“Forcat tona të emergjencës, forcat zjarrfikëse, shërbimet e bashkisë dhe Policia Bashkiake janë përballur gjatë natës me raste të rrezikshme”, tha Ndreu.
Kryebashkiaku i Lezhës u bëri apel qytetarëve për kufizim të lëvizjes me makina dhe në këmbë.
“Lajmëroni menjëherë nëse konstatoni një rrezik afër vendndodhjes, shtëpisë, apo biznesit tuaj! Për çdo rast telefononi në Bashki në numrin e telefonit 0683312049”, apeloi Ndreu.
/m.m/j.p/