Bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas, ARRSH sugjeron akset alternative për të shmangur trafikun

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka reaguar pas situatës së rënduar të trafikut, të shkaktuar nga bllokimi i aksit nacional Librazhd–Prrenjas, në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”. Për t’i ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve, ARRSH ka sugjeruar përdorimin e akseve alternative.
Për autoveturat:
Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan
Qafë Thanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë
Për mjetet e tonazhit të rëndë:
Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit
ARRSH i kërkon drejtuesve të mjeteve të ndjekin me kujdes sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
/rtsh.al/