E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita Botërore e Guidave Turistike, Renis Cena tregon eksperiencën e disa viteve si guidë në Kukës

Guidat turistike shihen si referencë për të zhvilluar sektorin e turizmit. Informacioni, komunikimi, promocioni dhe mënyra e transmetimit tek turistët janë bazë elementare për një profesion të tillë. Renis Cena, një i ri nga Kukësi, e ka nisur prej vitesh rrugëtimin e tij si guidë.

Në Ditën Botërore të Guidave Turistike rrëfen eksperiencën e tij. Renisi thotë se e ka me pasion një gjë të tillë.

“E kemi nisur guidën që prej 6 vitesh, këto vitet e fundit ka patur një numër të lartë turistësh”, tha ai.

Kukësi ka mjaft potenciale turistike dhe ky sektor po vjen gjithnjë e në rritje.

“Kukësi shihet shumë si mundësi pasi edhe të gjithë turistët që vijën lënë komente shumë të mira për Kukësin”, u shpreh ai.

Komunikimi për të grishur turistët bëhet kryesisht përmes rrjeteve sociale, ndërsa ka një bashkëpunim edhe me guida të tjera sipas destinacioneve që kërkojnë turistët.  Si profesion është në trend rritjeje, pasi edhe në Kukës ka një shtim të turistëve të huaj.

Destinacionet kryesore të turistëve në Kukës janë tunelet e nëndheshme, muzeu dhe një sërë objektesh të trashëgimisë kulturore, Shtegu i Ngjyrave, por edhe destinacione të tjera që po shtohen vit pas viti.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›