E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokimi i efekteve goditese te krizes

Ne e hapim kete seance rreth aktiviteteve bankare ne Shqiperine dhe ne Evropen Juglindore, ne kendveshtrimin e zhvillimit tyre ne situaten e krizes globale qe ka perfshire sot boten. Sigurisht, eshte nje gje e kendshme qe te flasesh ne nje panel per nje kohe te gjate vetem per zhvillime jo fort te kendshme qe ka ekonomia boterore dhe sistemi financiar. Do te deshironim qe ketu te flisnim gjithmone ne menyre optimiste per zhvillimet e rajonit, zhvillimet e ekonomise boterore per zhvillimet e fundit edhe te tregut financiar qe cuan ne nje krize te detyrueshme tek jo vetem te nje pjese e vendeve, por gati tek te gjithe globi.

Meqe kryesoj kete panel, per te folur per zhvillimet ne Shqiperi do te deshiroja, qe shkurtimisht te shprehja disa konsiderata lidhur me krizen, me gjendjen e sistemit bankar dhe financiar ne Shqiperi dhe me masat qe jane ndermarre per te zbutur efektet e krizes globale ne ekonomine shqiptare.

Se pari dua t'ju them qe sistemi financiar si burim i krizes, ne Shqiperi nuk pati probleme te tija te brendshme, por pati tek bankat qe operojne ne Shqiperi, te cilat kishin probleme lidhur me portofolet e tyre, me kapitalet tyre gjysma-gjysma, apo me likuiditetin ne teresi. Nje shkak qe u impostua si shqetesim ne sistemin ekonomik financiar ishte ndikimi i krizes financiare boterore. Ne teresine e bankave ne Shqiperi, asnjera prej bankave nuk ka deklaruar veshtiresi apo probleme ne funksionimin e tyre, aq me pak te kapitaleve apo te portofoleve te kredise se keqe, te cilat te jene bere shqetesuese per funksionimin. Ende portofoli i kredive problematike eshte nen nivelin 5% dhe ne shifra te moderuara per sistemin tone bankar. Ajo qe eshte evidente per sistemin tone bankar ne Shqiperi, eshte fakti qe ne vitet e fundit ka pasur nje rritje te shpejte te kreditimit ne raport me ekonomine reale, nga 10% qe ishte ne mesin e vitit 2005, ne fund te vitit 2008, niveli i kredise se dhene nga banka per ekonomine reale ne sektorin privat shkoi ne 37% te PBB-se. Ne total, edhe pse rritja ishte e shpejte, niveli mbetet i moderuar, pra eshte nen 40% dhe perben nje nivel ndermjetesimi jo aq te forte sa per te shkaktuar probleme shume te medha ne ekonomine reale. Per me teper, ne teresine e ndermjetesimit bankar, kreditimi apo borxhimi i buxheteve familjare eshte ne parametrat e 5% te PBB-se, c'ka e ben me pak goditese efektet e mundshme apo te nje impakti te mundshem qe mund te kete kriza boterore ne sistemin financiar boteror apo edhe ne ekonomine shqiptare.

Por, sigurisht qe perballe zhvillimeve te ekonomise boterore, te tregut financiar boteror, ekonomia shqiptare nuk mbeti jashte dhe kjo te pakten nga ana psikologjike. Ne gjysmen e dyte te vitit te kaluar per shkak te lajmeve tronditese ne sistemin bankar boteror edhe ne psikologjine e depozituesve shqiptare u vune re shenja tronditjeje dhe aq me teper te nxitura edhe nga nje propagande e papergjegjshme, jorealiste, beri qe 10% e depozitave ne 3-4 muaj te rrjedhin nga sistemi bankar pa demtuar funksionimin normal te gjithe sistemit bankar. Ne muajt e fundit, qe nga janari i vitit 2009 e ne vijim, sistemi duket i stabilizuar. Besimi po rikthehet gradualisht ne sistemin tone bankar dhe gjendja financiare e bankave ne Shqiperi eshte permiresuar dhe jo vetem kjo, por ato ushtrojne aktivitet dhe ne pozitat e sigurimit dhe rentabilitetit te mjaftueshem. Qeveria shqiptare ne vijim te kthimit te ketij besimi dhe plotesimit te detyrimeve te angazhimeve tjera rajonale dhe evropiane, se fundi ka marre nismen per te rritur nivelin e garancise se depozitave. Nga 700 mije leke qe ka qene, rreth 7 mije dollare, ne 2.5 milion leke, pra ne rreth 25 mije dollare, duke e rritur keshtu me tre here e gjysme nivelin e garancise se depozitave. Pervec kesaj mase mbulohen me garanci te plote mbi 90% e depozitave te sistemit bankar dhe kjo perben nje mase po ashtu per te forcuar besimin e opinionit publik per te depozituar tek sistemi yne bankar.

Megjithate, megjithese sistemi bankar mbetet pa probleme ne funksionimin e tij te perditshem mendoj qe ekzistojne disa rrisqe sa i takon sistemit financiar, bankar, ne radhe te pare dhe rolit qe luan ai ne nxitjen e ekonomise reale.

Se pari, verehet nje renie e ritmeve te kreditimit te ekonomise, por edhe nje kujdesi qe ben sistemi bankar per nje garanci maksimale ne levrimin e huave ne raport me biznesin.

Nga ana tjeter, per te rritur disponibilitetin e bankave ne raport me ekonomine reale dhe te kreditimit te ekonomise qeveria ka marre disa masa per te ulur kerkesen e saj per para ne tregun e brendshem. Ka filluar procedurat dhe jane ne negociata qe i gjithe borxhi i vitit 2009 te financohet permes nje kredie tregtare nderkombetare. Tashme, jane autorizuar dy banka per te bere kredi sindikate per qeverine shqiptare dhe kjo do te mundesoje qe disponibiliteti i depozitave dhe i shtesave te mundshme te sistemit bankar t'i jepen ne funksion te rritjes se nivelit te kreditimit te ekonomise reale dhe mendojme qe edhe viti 2009 do te kete nje rritje te dukshme te nivelit te kreditimit te bizneseve.

Rrisku i dyte qe mendojme, perben nje element per t'u trajtuar me kujdes si nga banka ashtu dhe nga qeveria, por edhe nga institucionet financiare nderkombetare ka te bejne me stabilitetin e kursit te kembimit. Krahasuar me veren e vitit te kaluar 2008, kemi nje zhvleresim te lekut ne nivelin 6%, ne nje kohe qe zhvleresimi i monedhave te rajonit eshte mesatarisht 15% dhe ka vende qe kane nivel zhvleresimi shume me madh se kaq.

Ruajtja e nje niveli te tille te stabilitetit te kursit te kembimit eshte atribut per fakt te funksionimit te vete tregut, pasi banka pervec nderhyrjeve te perkohshme, te vogla, ne masa shume simbolike, nuk ka influencuar ne nivelin e kursit te kembimit ne menyre shume te dukshme dhe, duke respektuar pozicionin e saj ligjor per nje kurs te luhatshem dhe te lire te percaktuar ne treg, ne vijojme te mbetemi me nje zhvleresim teper te moderuar te monedhes vendase.

Sigurisht, kjo perben nje problem per te gjithe vendet tjera jashte zones se euros, apo jashte BE-se dhe ne do te vijojme qe te operojme ne menyre te kujdesshme qe stabiliteti i kursit te kembimit te perbeje nje nga elementet thelbesore per kapercimin nga pasojat e krizes financiare nderkombetare per tregun tone te brendshem. Ne kete do te kontribuoje edhe fakti qe rreth 250 milion euro qe ne kemi kontraktuar qe eshte edhe rreth 2% e PBB-se, do te injektohet permes kredise nderkombetare qe tashme ne e kemi ne proces kontraktimi.

Cfare masash ka marre qeveria per te perballuar rrisqet fiskale?

Ne kemi lene nje kontigjence ne buxhetin e shtetit per 2009 qe eshte 2% te PBB-se dhe po ashtu nuk kemi perfshire si pjese te programit buxhetor rreth 2% te PBB-se qe jane te ardhurat nga privatizimet e medha dhe jemi duke perfunduar privatizimin teresor te kompanive publike, apo pjese te tyre ne aksionet qe kemi pasur si ne telefonine mobile, ne telekom, ne rrjetin e shperndarjes se energjise elektrike dhe nje sere ndermarrjesh te tjera te vogla qe jane ne proces privatizimi. Sa i takon rolit te institucioneve financiare nderkombetare do te thoja qe ne kete faze nderhyrja e tyre do te ishte me shume interes per vende si Shqiperia apo rajoni, pasi kemi portofole krediti te nenshkruara me bankat e zhvillimit dhe ne marreveshjet bilaterale per shuma te konsiderueshme qe nese do te pershpejtohej disbursimi i tyre do te rishikohej si nje procedure per te shpejtuar te gjitha procedurat qe kane te bejne me levrimin e kredive do te ishte nje ndihme dhe nje mbeshtetje per te gjitha vendet e rajonit te cilat kane programe te tilla te mbeshtetjes dhe te zhvillimit me keto banka. Por nga rreth 400 milion euro qe eshte portofoli ne progres, masa e disbursimit nuk shkon me shume se 30-35%., rreth 100-150 milion euro disbursohen mesatarisht cdo vit. Pra kjo do te ishte nje nga ndihmat me te medha per vendet e rajonit. Se dyti, mendoj qe instrumentet e nderhyrjes se tyre te jene ne kohe dhe te mos merren masat e nderhyrjes ne momentet kur kriza ka shperthyer apo jane evidente, por duhet paraprire ne kohe stabilitet ne kohe te fillimit te turbullirave dhe te disekuilibrave ne vendet e rajonit ndryshme te rajonit masat e ndermarra nuk do te kene te njejtin efekt. Rastet e nderhyrjes ne vendet e rajonit deshmojne se nuk jane te mjaftueshme kur nuk merren ne kohen e duhur, sepse kriza permban nje element evident psikologjik dhe sigurisht qe vende te tilla jane te prekshme nga veprime abuziviste qe mund te ndodhin ne tregun financiar.

* Fjala e mbajtur mbreme ne forumin e "Crans Montana"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›