Qasja e nje opozite jo refuzuese, por ofruese
Tashme ka ardhur momenti kur Shqiperia renditet si nje anetar me te drejta te plota, krah demokracive perendimore ne nje aleance te vlerave demokratike. Si ne asnje vend tjeter te rajonit, qysh ne fillimet e demokracise, populli shqiptar ka perfaqesuar aspiraten integruese ne strukturat euroatlantike, duke i dhene, mbeshtetjen me te gjere ne vite anetaresimit ne NATO dhe ne BE. Kjo mbeshtetje e gjere, eshte e kuptueshme per nje popull, qe perjetoi me shume se kushdo tjeter mungesen e lirive dhe te drejtave njerezore, izolimin e gjate nga bota demokratike dhe qe renditet nder vendet me numrin me te larte per fryme te popullsise te atyre qe u burgosen, pushkatuan e internuan per motive politike. Padyshim qe ajo qe na solli deri ketu ka qene nje kontribut i perbashket, i gjithe shoqerise shqiptare, i mbeshtetjes se partnereve tane nderkombetare. Ratifikimi ne nje kohe te shkurter nga parlamentet e 26 vendeve te NATO-s dhe anetaresimi, qe pritet ne Samitin e Kehl-Strasburgut, jane mbeshtetje dhe konfirmim i partneritetit strategjik dhe marredhenieve te shkelqyera me SHBA dhe me vende te tjera te Aleances, te cilave ne shqiptaret duhet t'u jemi mirenjohes. Gjithsesi kete here politika shqiptare edhe pse me vonese u be shprehese e konsensusit te gjere te popullit shqiptar, per anetaresimin ne NATO, me konsensusin e arritur per reformat, qe mundesuan dhe marrjen e fteses.
Si perfaqesues te Partise Socialiste ne Parlament, ne jemi krenare per kontributin qe kemi dhene ne kete proces e qe lidhet me: Ringritjen e ushtrise pas ngjarjeve te renda te vitit '97, duke mundesuar qe Shqiperia te behet nder vendet e para qe iu bashkuan koalicionit antiterror me dergimin e trupave ne Afganistan e Irak; pjesemarrjen ne Nismen e Adriatik 3, ne vitin 2003.
Keto nuk jane te vetmet kontribute. Per here te pare ne Shqiperi, nje opozite behet kontributore direkte e procesit, si nismetare e Rezolutes per anetaresimin e vendit ne NATO, (qe u miratua me konsensus nga Kuvendi, Janarin e kaluar), dhe ne vijim me angazhimin ne reforma. PS luajti nje rol inicues ne dy reformat, qe kushtezuan marrjen e fteses per ne NATO, reformes zgjedhore dhe asaj ne drejtesi. Kjo qasje e re e nje opozite te orientuar nga interesat e vendit, te nje opozite jo refuzuese, por ofruese, madje udheheqese e proceseve per reformen zgjedhore dhe ate ne drejtesi, pervec nje rekordi pozitiv per anetaresimin, krijoi nje klime te re politike ne Parlament dhe pergjithesisht ne vend, te vleresuar nga gjithe partneret tane nderkombetare. Ne fakt anetaresimi i pritshem i Shqiperise ne NATO, duhet lexuar se pari si angazhim e pergjegjesi per te arritur ato vlera e standarde qe ka kjo bashkesi. Ne jemi te bindur se anetaresimi ne NATO, ashtu si dhe ai ne BE, eshte nje mundesi e jashtezakonshme por edhe nje sfide e pergjegjesi e madhe per vendin. Anetaresimi mbeshtetet me shume ne pritshmerite, sidomos persa i perket ceshtjeve te tilla, qe jane fondamente per te qene anetare ne nje aleance te vlerave e qe lidhen me thellimin e reformave, me sundimin e ligjit, me luften ndaj krimit te organizuar, luften ndaj korrupsionit e trafiqeve dhe ceshtje te tjera.
Ne Samitin e Bukureshtit, duke ju referuar Shqiperise e Kroacise qe moren ftesen per ne NATO, u tha se: keto vende jane gati per te marre pergjegjesi. Besoj se mesazhi eshte i qarte. Ne radhe te pare politikes shqiptare do t'i duhet te demonstroje pjekuri e kapacitete per t'i mbajtur keto pergjegjesi dhe ketu roli i Parlamentit eshte percaktues, sidomos persa i perket reformave. Ne jemi te bindur se ceshtja e integrimit nuk eshte ceshtje e plotesimit te nje liste ligjesh, apo pragu buxhetesh, ajo eshte se pari sfida e reformave te qendrueshme dhe e zbatimit te ligjit. Vendi ka nevoje per ligje qe i qendrojne kohes, pavaresisht nga shumicat qe jane ne pushtet, ligje qe nuk ndryshojne sa here ndryshojne shumicat, ligje qe pavaresojne institucionet e qe nuk synojne perdorimin e sistemit per interesa te castit apo te pervecme. Duhet bere ndarje e qarte mes ketyre dy qasjeve, padyshim qe kjo kerkon vullnet te forte. Zgjedhjet e ardhshme te 28 Qershorit, qe vijne menjehere pas Samitit te Strasburgut, jane prova e pare e seriozitetit.
* Nga fjala e mbajtur dje ne Kuvend