Salihi, sulmuesi "i uritur" per gol
Ne mungese te Bogdanit, sulmuesit qe udhehoqi sulmin kuqezi, ne kater ndeshjet e fundit eliminatore, shihet si alternative e vetme per sulmin kuqezi ne vigjilje te ndeshjes se radhes, sulmuesi i Riedit, Hamdi Salihi. Ne ndeshjen e pare me Suedine ne Tirane, Salihi eshte aktivizuar titullar dhe me tej ka pesuar nje demtim, qe e la jashte fushes. Ai eshte rikthyer ne kohen e duhur dhe lojtaret besojne se trajneri Han, do te aktivizoje te vetem ne sulm. Kuqezinjte shprehen te sigurt, se forma e mire qe po kalon Salihi, do te ndikoje ne suksesin e kombetares, per ndeshjen e radhes. "Bomberi" kuqezi karakterizohet nga modestia dhe thekson se trajneri, ende nuk e ka shpallur formacionin, por i duhet te flase per sulmin, pasi trajneri ta deklaroje zyrtarisht emrin e tij ne formacionin baze. Hamdi Salihi, autori i nje goli te vetem me kuqezinjte, do te kete shansin me te mire per te gjetur rrugen e rrjetes, ne ndeshjen qe shihet si vendimtare, per te ardhmen e kombetares sone.