E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokimi i kompanive shqiptare te udhetimit ne territorin grek

Ky dokument i firmosur nga një nëpunës i ministrisë greke të transportit dhe i dërguar në të gjitha pikat doganore greke, autorizon këto të fundit të bllokojnë linjat e autobusëve shqiptar të kalojnë në territorin grek.

Sipas kryetarit të shoqatës së transportuesve ndërkombëtar, Ali Dyrmishi kjo bëhet në kundërshtim me marrëveshjet që janë bërë mes ministrive të transportit të të dy vendeve me qëllim monopolizimin e tregut, për interesa të një grupi të caktuar mafioz. “Ata kanë ndërprerë të gjitha linjat me jugun e Shqipërisë, ku dihet që të gjithë emigrantët në Greqi janë nga kjo pjesë”, u shpreh Aliu. Sipas tij, nëse nuk firmoset kjo marrëveshje edhe nga pala shqiptare atëherë quhet i njëanshëm dhe nuk mund të aplikohet
“Ne vijojmë të jemi refuzues të nënshkruajmë çfarëdolloj marrëveshje që na diktohet në mënyrë të dhunshme në bazë të ligjit grek”, u shpreh zëvendësministri i Transporteve, Ylli Manjani. 
Në shenjë proteste ditën e hënë shoqata e transportuesve ndërkombëtar ka vendosur të bllokojë qarkullimin e të gjitha linjave me Greqinë, duke organizuae një greve një ditore në pikat doganore të Kapshticës dhe Kakavijës si dhe një protestë paqësore në Tiranë. Kështu, ditën e hënë nuk do të ketë asnjë linjë që qarkullon në Greqi. Ndërsa ministria e transporteve shpreson ta zgjidhë këtë çështje në mënyrë diplomatike.
Janë mbi 30 firma udhëtimi që operojnë çdo ditë me Greqinë dhe nëse shteti grek do ta aplikojë këtë marrëveshje të njëanshme do të shkaktojë falimentim të kompanive të udhëtimit, rritje të kostos së biletës si dhe një stërmundim të udhëtimit të shqiptarëve drejt Greqisë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›