E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce 26 vjecari rremben dhe perdhunon nje 13 vjecare

Policia e Korçës ka arrestuar një 26 vjeçar, i cili mbasditen e djeshme ka rrëmbyer dhe më pas ka përdhunuar dhe një 13 vjeçare.

I riu nga Korça Nikolin Samara ka shkuar në shtëpinë e të miturës më iniciale M.G dhe duke përfituar nga fakti që ndodhej e vetme e ka marrë forcërisht dhe e ka futur në mjetin e tij duke e çuar më pas në një shtëpi të braktisur në fshatin Mborje. Sipas rrëfimit të vajzës 13 vjecarja është përdhunuar përgjatë gjithë natës. 

Policia ka bërë të ditur se e mitura jetonte vetëm më gjyshërit pasi prindërit i kishte në Greqi dhe dyshohet se autori e ka përdhunuar edhe herë të tjera vajzën gjatë kohës që ndodhej  edhe ne banesën e saj. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›